Komuna e Prishtinës merr nën mbikqyrje SOS kopshtin e fëmijëve
Prishtinë, 13 korrik - Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, sot nënshkroi marrëveshje me Drejtoreshën e SOS fshatin, Remzije Krasniqin, për marrjen nën mbikqyrje të SOS kopshtit, çerdhes së fëmijëve në kuadër të këtij fshati.
Me anë të kësaj marrëveshje, Komuna e Prishtinës e merr nën mbikqyrje këtë kopsht, i cili do të shndërrohet në çerdhen e pestë me bazë në komunitet në Prishtinë.
Komuna e Prishtinës do të mbështesë financiarisht SOS Kopshtin në përputhje të plotë me politikën e subvencionimit që po aplikohet në të gjitha çerdhet me bazë në komunitet.