06 Nëntor 2024

Komuna e Prishtinës dhe Swisscontact promovon punësimin në Sektorin Privat

Prishtinë, 22 mars - Kryetari Shpend Ahmeti nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi për zhvillimin e sektorit të turizmit në rajonin e Prishtinës.

Kjo marrëveshje mirëkuptimi u nënshkrua me projektin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që implementohet nga Swisscontact.

Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Kulturë e Sport ka për synim zhvillimin e turizmit krahas investimeve në infrastrukturën kulturore në qytet dhe ruajtjen e trashëgimisë.

Prandaj, do të investohet në restaurimin e trashëgimisë kulturore dhe do të themelohen dy muze për promovimin e artit bashkëkohor të Kosovës.

Përmes këtij projekti, Swisscontact do të bashkëpunojë me Komunën e Prishtinës në zhvillimin e strategjisë për turizëm, gjetjen e modeleve të menaxhimit efikas të monumenteve, trajnimin e guidave dhe zhvillimin e produkteve turistike duke kontribuar kështu në rritjen e të hyrave dhe të punësimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)