19 Nëntor 2024

Komuna e Prishtinës angazhohet për të drejtat e punëtorëve

Prishtinë, 27 janar - Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se pas marrjes së detyrës, qeverisja e re ka hasur në disa probleme të evidentuara më kompanitë private si pasojë e privatizimit të shërbimeve të pastrimit dhe sigurimit.

\"Këto probleme kishin vazhduar me muaj të tërë. Pagat e niveleve të ndryshme për punën e njëjtë, mungesa e kontratave formale, orari i zgjatur i punës dhe shkeljet e tjera, janë vetëm disa nga problemet e evidentuara\", thuhet në komunikatën e komunës së prishtiëns, lidhur me grevën e një numri të punëtorëve teknik të pastrimit në shkollat e mesme në komunë e që kanë hyrë në grevë.
 
Komuna ka njoftuar se që nga fillimi i qeverisjes së re, Komuna është takuar me Sindikatat dhe është marr në mënyrë aktive me këto kontrata që tani po i nënshtrohen një procesi ligjor të verifikimit të shkeljeve, dhe natyrisht të kujdesit që çfarëdo prokurimi i ri për këto shërbime të mos hasë në probleme të njëjta. Shkëputja e menjëhershme e kontratës me kompaninë do t’i linte këta punëtorë të pambrojtur dhe të papunë, sepse ata punëtorë janë punëtorë të kompanisë tashmë, e jo të Komunës.

\"Privatizimi i shërbimeve ka shkaktuar shumë probleme me të drejtat e punëtorëve. Këto probleme të ndërtuara që 30 muaj, nuk mund të zgjidhen për 30 ditë. Komuna e Prishtinës po punon intenzivisht që këto dëme të ndalen dhe të rikuperohen në hapat e mëtutjeshëm\", thuhet në komunikatë.

Komuina i kupton brengat e punëtorëve të kompanisë privati që i kanë kontratat nga Komuna në disa vitet e fundit, dhe të gjitha veprimet tona janë në drejtim të jetësimit të këtyre të drejtave.

\"Ne angazhohemi për të drejtat e punëtorëve, të cilët aktualisht si duket nuk transmetohen tek punëtoret nga sindikata, duke i shkaktuar probleme kështu zgjidhësit të problemit, e jo shkaktarit të tij. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)