18 Nëntor 2024

Komuna e Mitrovicës vazhdon zvogëlimin e shpenzimeve

Mitrovicë, 12 maj - Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve,  në të cilën janë diskutuar një varg çështjesh me rëndësi.

Drejtori  për Mbrojtjes dhe Shpëtim, Musa Dragaj, ka paraqitur raportin e Komisionit për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet fundit, duke konstatuar se ato arrin shumën prej  180 mijë euro.

Sipas tij, dëmet më të mëdha janë shkaktuar në të mbjellat bujqësore, siç  janë  patatet, drithërat, serrat dhe kultura të tjera bujqësore.

Veton Rexha, drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Mitrovicës tha se raportin përfundimtarë për dëmet nga vërshimet e fundit e kanë dërguar në Ministrinë e Bujqësisë, prej nga pret ndihmë financiare për kompensimin e  këtyre dëmeve.

Në këtë takim kryetari Bahtiri ka kërkuar nga drejtoresha e Arsimit, Ajmane Barani, që të bëj një raport lidhur me ngrohjen në institucionet edukativo-arsimore të komunës, në mënyrë që të gjendet një mënyrë alternative e ngrohjesh, që do të kushtonte më lirë.

Ai propozoi që ngrohja në të ardhmen në këto institucione të bëhet me  shfrytëzimin e thelbave  të kumbullave, pasi që ajo përveç që sjell kursime, nuk e ndot ambientin dhe është më e përdorshme.

Drejtori i Drejtorisë së  Administratës së Përgjithshme, Avdullah  Bejtullahu, paraqiti raportin  e shpenzimeve të derivateve të naftës nga institucionet e komunës, për muajin prill 2014.

Ai tha se gjatë këtij muaji, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, janë shpenzuar 1.655 litra më pak, përkatësisht janë shpenzuar 2053 litra, ndërsa që në prill të vitit 2013, janë shpenzuar 3.708 litra.

Po ashtu kryetari Bahtiri ka kërkuar nga drejtorët e drejtorive që të përgatisin raportet e detajuara nga të gjitha institucionet që janë të pajisura më drita eklektike, në mënyrë që ky raport t`i dërgohet kompanisë daneze, Msc Group, e cila do të bëj instalimin e poçave efiçientë në Mitrovicë.

Gani Mustafa, drejtor i Prokurimit, ka bërë të ditur se pavarësisht bisedave me drejtuesit e ETC-së, nuk është arritur ndonjë marrëveshje e mundshme, lidhur me zbatimin e plotë të saj, pasi që tetë e marrëveshjes nuk është zbatuar, prandaj përfaqësuesit e ETC-së, janë njoftuar për shkëputjen e njëanshme të kontratë më 1.06.2014.

Përfaqësuesit e ETC-së janë njoftuar po ashtu, se komuna nuk merr përgjegjësi për koston eventuale të dëmeve që mund të shkaktohen si pasojë e shkëputjes së kontratës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)