15 Nëntor 2024

Komuna e Mitrovicës vazhdon kursimin e karburanteve

Mitrovicë, 7 dhjetor - Kryesuar nga Safet Kamberi, nënkryetar i Komunës, Bordi i Drejtorëve ka mbajtur mbledhjen e vet të radhës, në të cilën u shqyrtuan çështje të ndryshme me rëndësi nga fushëveprimi i drejtorive komunale.

Si pikë e parë që u diskutua ishte përgatitja e një projekti për ndërtimin e parkingjeve në hapësirat ekzistuese, por duke ndërhy në rirregullimin  etyre.

Anëtarët e Bordit, pasi u njoftuan për angazhime konkrete në këtë drejtim, se janë duke u bërë hulumtime  dhe matje të hapësirave, për të dalë më pastaj me propozim konkret dhe fillimin e proceduarave ligjore për realizimin e tij.

Edhe në këtë mbledhje të Bordit u diskutua për çështjen e ndërprerjes së rrymës në hapësirat e Qendrës së Kulturës, hyrja nga parku i qytetit, ku janë të vendosura një numër i madh i OJQ-ve, të cilave KEDS-i ka disa ditë që i ka ç’kyçur nga rrjeti.

Anëtarët e Bordit u pajtuan që të vazhdojnë bisedimet me drejtuesit e KEDS-it në Mitrovicë, në mënyrë që të gjendet nj zgjidhje, për çka  komuna është e gatshme që të ndihmoj  në tejkalimin e problemit.

Respektimi i Rregullores për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare, për punë zyrtare, ishte temë e cila u diskutua po ashtu në mbledhje. U konstatua se rregullorja po zbatohet sa i përket shpenzimit të derivateve, gjë që tregon edhe fakti se për 10 muaj janë shpenzuar mbi 1.500 litra derivate të naftës, më pak se në të njëjtën periodë të vitit të kaluar.

Megjithëkëtë, u konstatua se ka vend për kursim edhe më të madh dhe për shfrytëzim më të mirë të automjeteve nga ana e shërbyesve civilë.

Si pikë tjetër e rendit të ditës që u diskutua në Bord, ishte edhe problemi i ndërtimit të shkollës së mjekësisë, afatet për përfundimin e së cilës kanë kaluar moti.

U bë e ditur se në shkollë ka mbetur vetëm edhe dyshemeja për t’u kryer në mënyrë që pastaj ët bëhet inaugurimi i saj. Vonesa është bërë për shkak se cilësia e materialit ka qenë e dobët, andaj edhe ka pas mos marrëveshje ndërmjet punë kryesit dhe mbikëqyrësit të punimeve për rindërtimin e shkollës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)