Komuna e Mitrovicës lejon nesër të punojnë të gjitha bizneset
Gjilan, 28 dhjetor - Komuna e Mitrovicës njofton të gjitha subjektet afariste të komunës, se nesër para festës së Vitit të Ri do të jetë ditë pune në Mitrovicë.
Ky vendim është marrë nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, me qëllim që të mbështes bizneset dhe që qytetarët të furnizohen me gjëra të konsumit në prag të festës së Vitit të Ri, duke mundësuar kështu që e diela e fundit e muajit dhjetor të jetë ditë pune për bizneset në qytetin e Mitrovicës, gjithmonë duke respektuar Rregulloren komunale Nr. 03/2014.
Gjithashtu njoftojmë të gjithë qytetarët se me përjashtim të ditës së dielë do të vazhdoj të jetë në fuqi vendimi i kryetarit Bahtiri që e diela dhe festat zyrtare të jenë ditë pushimi, në tërë territorin e komunës së Mitrovicës, ndërkohë që Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë me inspektime tek subjektet afariste për respektimin e këtij vendimi dhe Rregullores komunale Nr. 03/2014 për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Mitrovicës.