Komuna e Mitrovicës ka vazhduar shpërndarjen e ndihmave
Mitrovicë, 31 dhjetor - Komuna e Mitrovicës, ka vazhduar me shpërndarjen e ndihmave për skamnorët, që kishte filluar për festën e Kërshëndellave, edhe në natën e Vitit të Ri.
Kështu, të martën dhe të mërkurën, Kabineti i kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, ka shpërndarë rreth mbi 500 pako me nga 10 kilogram mish, për familjet më gjendje më të rëndë ekonomiko-sociale.
Po ashtu drejtoria, me rastin e festave të fundvitit, gjatë këtyre ditëve ka shpërndarë pako ushqimore edhe për 25 familje që jetojnë nëpër strehimore dhe qendra kolektive në Mitrovicë dhe Stan Tërg.
Rreth 200 pako të tilla ushqimore nga komuna, u janë dhënë edhe familjeve të besimit katolik, me rastin e festës së tyre të Kërshëndellave.
Komuna e Mitrovicës, si asnjë herë më parë, gjatë vitit 2014, ka shpërnda ndihma të shumta e të llojllojshme për familjet me gjendje të rëndë ekonomiko-sociale, duke i trajtuar kështu rreth 8.000 sosh.