19 Nëntor 2024

Komuna e Mitrovicës do të mbështesë ujësjellësin rajonal

Mitrovicë, 3 janar - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, priti në takim drejtorin e “Ujësjellësit rajonal”, Faruk Hajrizi, me të cilin bisedoi për problemet e ditëve të fundit sa i përket furnizimit me ujë. U diskutua për mundësitë e tejkalimit të problemeve në mënyrë që asnjë qytetar të mos ketë probleme sa i përket furnizimit me ujë.  

Drejtori Hajrizi, tha se problemi më i madh është sa i përket inkasimit. “Megjithë përpjekjet e mëdha ende niveli i inkasimit të borxheve të konsumatorëve është shumë i vogël”. 

Në anën tjetër, kryetari Bahtiri, tha se komuna do të mbështes këtë kompani në mënyrë që të eliminohen problemet. “Jemi në dijeni për sfidat, mirëpo ne bashkërisht do të punojmë që furnizimi me ujë të jetë i mirë në të gjitha lagjet dhe fshatrat e komunë sonë”.  

Në këtë drejtim, ai kërkoi nga menaxhmenti i “Ujësjellësit” që mos të ketë ndëshkime kolektive sa i përket shkyçjes nga rrjeti i ujësjellësit. “Kërkojmë që në rastet kur jeni të detyruar që të ndërmerrni masën e shkyçjes për shkak të mospagesës, atëherë të mos ta bëni këtë në mënyrë kolektive, por individuale”, tha ai.

Në takim u bisedua edhe për ecurinë e ndërtimit të fabrikës së re të ujit, e cila është në fazën finale dhe me çka do të zgjidhet përfundimisht furnizimit me ujë.      
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)