18 Nëntor 2024

Komuna e Mitrovicës aplikon për Zonën e Lirë Ekonomike

Prishtinë, 31 mars - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, ka pritur të hënën në takim kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin, i cili zyrtarisht e ka dorëzuar aplikacionin për krijimin e Parkut Industrial në kuadër të Zonës së Lirë Ekonomike në Mitrovicë.

Me këtë rast ministri Nikaj, bëri të ditur se sot Komuna e Mitrovicës e ka sjellë aplikimin për një zonë ekonomike, apo park industrial, duke theksuar se kjo përfshin një zhvillim të ri në kuadër të Komunës së Mitrovicës, por edhe në përgjithësi drejt hapave që po ndërmerren për zhvillim ekonomik.

“Ju e dini se Qeveria ka shpallur zona të lira ekonomike dy javë më parë, dhe tani Komuna e Mitrovicës po ndërmerre hapa të mëtutjeshëm për funksionalizimin edhe të një hapësire të zonës ekonomike, në kuadër të Komunës së vet”, deklaroi Nikaj.
 
Ministri Nikaj po ashtu shprehu besimin që në të ardhmen do të vazhdohet me hapa edhe më të shpejtuar drejt fuqizimit të zhvillimit ekonomik edhe në Komunën e Mitrovicës dhe në atë të Gjakovës, por edhe në mbarë Kosovën, në përgjithësi.

Nikaj gjithashtu dha sqarime lidhur me aplikacionin e Komunës së Mitrovicës për zonën ekonomike.

“Ligji për zona ekonomike në Kosovë parasheh katër lloj të zonave të lira ekonomike në Kosovë: zona të lira ekonomike, të cilat i ka shpallur Qeveria dy javë më parë, zonat ekonomike apo parqet industriale të modelit të parkut të biznesit në Drenas apo të zonës industrial që tanimë e ka  Mitrovica, parqet  teknologjike si dhe qendrat inovative."

"Pra, ne sot këtu po flasim për llojin e dytë, për zonat ekonomike apo parkun industrial të cilin Komuna e Mitrovicës ka ndarë një hapësirë prej 44 hektarësh dhe besoj që bizneset e vendosura aty do të  përfitojnë  nga infrastruktura dhe shërbimet e tjera  që i ofron kjo zonë”, theksoi Nikaj.

“Unë dëshirojë ta përmendi  shembullin e parkut të biznesit në Drenas, i cili pas sfidave që ka pasur deri më tani, me të vërtetë është një shembull se si një zonë ekonomike mund të tërheqë  investitorë të huaj."

"Ne i kemi  të shpërndarë të gjitha hapësirat në parkun e biznesit në Drenas, kemi 34 biznese që operojnë aty dhe shpresojmë  që shumë shpejt të kemi edhe biznese të tjera”, deklaroi ministri i MTI-së, Nikaj.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e falënderoi Ministrin Nikaj, duke theksuar se ai ka bërë gjithçka qa është e mundur që kjo zonë ekonomike të shpallet.

Bahtiri po ashtu tha se ai sot ka sjellë aplikacionin për të shpallur këtë zonë ekonomike. “Ju e dini që unë jam ai që kam premtuar shumë vende pune, dhe pa zona të lira ekonomike ne nuk mundemi të bëjmë gjithë ato investime që duhet të ndodhin për t’i punësuar gjithë ata njerëz dhe kjo më mundëson më shumë që të veproj.

Këtu bëhet fjalë për 44 hektarë, e cila do të shpallet zonë ekonomike dhe në atë do të këtë qasje për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë në këtë zonë, që të jenë të liruar prej disa taksave që i ka paraparë Ligji”, theksoi Bahtiri.

Kryetari i Mitrovicës po ashtu shprehu mirënjohje për Ministrin Nikaj dhe MTI-në për gjithë atë që po bëjnë për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, duke shprehur besimin se në të ardhmen do të ketë bashkëpunim edhe më të ngushtë ndërmjet MTI-së dhe Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)