Komuna e Klinës bën meremetimin e 18 shtëpive
Klinë, 14 korrik - Komuna e Klinës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatën joqeveritare Vorea, për meremetimin, riparimin, ndërtimin e 18 shtëpive ku përfitues përveç komunitetit RAE do të jenë edhe komuniteti shqiptar, serb, boshnjak që janë në gjendje të vështirë socio-ekonomike.
Në emër të komunës së Klinës, marrëveshjen e ka nënshkruar sot, nënkryetari Enver Berisha dhe Violeta Thaçi, koordinatore për banim e kësaj OJQ-je.
Të dy palët janë zotuar se do të zbatohet kjo marrëveshje që bashkëfinancohet nga Komuna e Klinës me 15 mijë euro dhe Vorea me 30 mijë.
Enver Berisha, nënkryetar i Komunës së Klinës, ka falënderuar zyrtarët e kësaj OJQ-je për mundësinë e ofruar dhe ka shprehur gatishmërinë që komuna të jetë pjese e realizimit të këtij projekti pasi qe nevojat janë të mëdha në ketë fushë. Komuna do të kryej gjitha procedurat e nevojshme, ka thënë Berisha.
Vesa Batalli, menaxhere e programit, ka thënë se Vorea si implimentuese do të zbatoj në tërësi programin për përmirësimin e kushteve të banimit dhe renovimin e objekteve të banimit duke përdorur praktikat më të mira të modelit të marrë nga partnerët e Zvicrës HEKS dhe SKAT.
Ky projekt është realizuar më sukses që nga viti 2012 e deri me tash ku janë përkrahur 345 familje në komunat Lipjan, Vushtrri, Fushë Kosovë, Ferizaj, Graqanicë dhe Prizren.
Violeta Thaçi dhe Vesa Batalli, kanë falënderuar zyrtarët e Komunës së Klinës për bashkëpunimin e ofruar dhe janë zotuar se do ti përmbahen tërësisht marrëveshjes.
Gjatë këtij viti pritet të behët verifikimi i rasteve që aplikojnë në Komunën e Klinës nga komisioni i përbashkët i komunës dhe Voreo-s e realizimi i projektit nisë në muajin mars të vitit 2018.