Komuna e Istogut miraton draft buxhetin për vitin 2019-2021
Prishtinë, 27 shtator - Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 9-të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal.
Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen qytetar nderi të Peter Benyer MdB, shqyrtimi dhe miratimi i Draft Buxhetit për vitin 2019-2021,shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankand publik për zhvillim ekonomik, shqyrtimi dhe miratimi i projekt- rregullores për të drejtat, detyrat, përgjegjësinë disiplinore të punonjësve në institucionet edukativo-arsimore si dhe shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për transferin dhe rialokimin e mjeteve për vitin 2018, ishin pika të rendit të ditës së mbledhjes së sotme të kuvendit.
Të gjitha këto pika të rëndit të ditës u miratuan nga anëtarët e kuvendit komunal.