24 Dhjetor 2024

Komuna e Gjilanit, UNICEF dhe ambasada e Austrisë ndajn grante për të rinjtë

Gjilan, 17 maj - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në takimin online me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Ëeidinger, drejtorin e UNICEF-it, Murat Sahin dhe të 20 grupe të të rinjëve në kuadër të programit Up shift, kanë konfirmuar për mbështetjen e të rinjëve me grante deri në në një mijë euro.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në edicionin e katërt të punëtorisë ka thënë se 20 grupe të të rinjëve me 400 të rinjë gjithsej janë konkurrent për të fituar grante në vlerë prej një mijë euro, që mbështetet edhe nga Ipko foundation gjithashtu.

“Mosha mesatare e pjesëmarrjes është të rinjtë nga 15 deri 18 vjet nxënës të shkollave të mesme. Komuna e Gjilanit e mbështet këtë program me të gjitha kapacitetet e saj dhe është krenar që në kuadër të këtij program me UNICEF-in ka arritur ta realizoj dhe atraktoj një numër të madh të të rinjëve për pjesëmarrje. Mbetet edhe më tutje që rinia të jenë ata të cilët me inovacionet e tyre të shkaktojnë ndryshime positive dhe të ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik gjatë të ardhmes”, ka thënë kryetari, Haziri.

Ambasadori Christoph Ëeidinger, ka inkurajuar të rinjtë që të jenë të vendosur që me idetë e tyre inovative të zhvillojnë projekte të cilat do të jenë të dobishme në shoqëri dhe kështu të ndikojnë edhe në nxitjen e konkurrencës përmes vlerave.

Edhe drejtori i UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, ka potencuar se gjithmonë mbështetja për komunitetin dhe të rinjtë në veçanti është me prioritet sepse vetëm të rinjtë bashkëpunues dhe të vendosur mund të ndikojnë në ndryshimet shoqërore.

Omer Saiti nxënës i gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti” pjese e projektit “Digi-19” dhe Anjesa Banushi nga shkolla e mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” pjesë e projektit “Speak Up”, kanë ndarë përvojat e tyre dhe synimet që kanë për të ardhmen pas këtij projekti.

Puntoria përfundon të premten me ç'rast do të shpallen fituesit e punëtorisë dhe projektet e tyre do të mbështeten me fonde nga një mijë euro për secilin projekt dhe do të monitorohen gjatë fazës së implementimit të projekteve.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)