07 Nëntor 2024

Komuna e Gjilanit nis dëgjimet publike për buxhetin e vitit 2018

Gjilan, 16 gusht - Komuna e Gjilanit ka nisur me ciklin e dëgjimeve publike për hartimin e buxhetit për investimet në vitin fiskal 2018 që është duke u organizuar nga Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Drejtoria e Buxhetit.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se me dëgjimet buxhetore po pretendohet që kërkesat e qytetarëve të inkorporohen në planifikimin buxhetor për investimet publike në vitin 2018.

Debate i parë është mbajtur në fshatin Zhegër ku kanë qenë pjesëmarrës edhe qytetarë nga fshatrat për rreth dhe debati i dytë është mbajtur në fshatin Velekincë gjithashtu me pjesëmarrje edhe të lagjeve dhe lokaliteteve rreth Velekincës.

Siq ka bërë të ditur kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Kurteshi-Emini, kërkesat kryesore të banorëve në debatin në Zhegër dhe Velekincë kanë qenë për investime në infrastrukturë publike.

“Nga dëgjimi publik në Zhegër kemi pranuar kërkesat prioritare, vazhdimin e investimeve në infrastrukturën publike, posaqërisht në investimet rrugore, në trotuare, dhe investime të tjera në fusha sportive në disa shkolla, etj. Kurse në dëgjimin buxhetor në fshatin Velekincë me rrethinë ka qenë kërkesë primare investimi në rrjetin e ujërave të zeza dhe në ujësjellës në lagjen e “Vishnjeve”. Kemi informuar të gjithë qytetarët e pranishëm që në planifikimin e buxhetit këto kërkesa do të shqyrtohen me shumë kujdes e profesionalizëm nga ekspertët e buxhetit, planifikimit dhe projekteve në Komunën e Gjilanit”, ka bërë të ditur, mes tjerash Kurteshi-Emini.

Ajo më tej ka ftuar të gjithë qytetarët, që ti përgjigjen këtyre debateve, sepse aty do të ndahen edhe prioritetet e investimeve në fshatin apo lagjen e ndryshme në Gjilan.

Ndërsa gjatë ditëve në vijim janë të paraparë të mbahen edhe një numër i konsiderueshëm i dëgjimeve buxhetore, si në fshatin Malishevë, Cërnicë, Përlepnicë, Livoç, Bresalc, pastaj me grupe të interest, takime me komunitetet dhe dëgjime të tjera të cilat do të përmbyllen me dëgjimin buxhetor, i cili mbahet me 23 gusht 2017 në Sallën e Kuvendit të Komunës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)