Komuna e Gjilanit miraton buxhetin për tri vitet e ardhshme
Gjilan, 29 qershor - Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar të enjtenKornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2018-2020, ku parashihet një rritje e konsiderueshme e buxhetit dhe investimeve kapitale, gjatë tri viteve të ardhshme, për dallim nga shpenzimet, që do të mbeten në kufij tënjëjtë.
Zijadin Maliqi, drejtor për Financa, ka thënë se KAB-ipërcakton vetëm kufijtë fillestarë të buxhetit të një Komune, ndërsakufijtë përfundimtarë bëhen më vonë dhe bazohen në nevojat e drejtorivesi dhe prioritet e qytetarëve, për çka mbahen edhe dëgjimet publike.
Buxheti i vitit 2018 do të jetë 23.9 milion euro, ose për 5 për qind me i lartë në krahasim me vitin paraprak, buxheti i vitit 2019 do të jetë22.657.746 euro, ose 7 për qind më i lartë se ai i vitit paraprak, kurse buxheti i vitit 2020 do të jetë 9 për qind më i lartë (27.682.331), ose 22 për qind në krahasim me vitin 2018. Edhe të hyrat vetanake do tërriten nga 4.3 milionë euro (2018) në 4.6 milionë (2020).
Rritje do të shënojnë edhe të hyrat vetanake, nga 4.3 milionë sa do të jenë në vitin 2018, përkatësisht 4.4 milionë në vitin 2019, në 4.6 milionë nëvitin 2020.
Sipas Maliqit, rritje të konsiderueshme do të ketëedhe te investimet kapitale, kurse shpenzimet komunale do të mbeten nëkufijtë e njëjtë.
Opozita ka vlerësuar se KAB-i ka disa mangësi dhe nuk ofron sqarime të mjaftueshme për mënyrën se si do të rritentreguesit buxhetor. Krenare Latifi (VV) ka thënë se KAB-i është i njëjtë me vitet e kaluara dhe nuk ka rritje tek të hyrat vetanake, përkundrazi shumë tregues buxhetorë kanë tendencë rënie.
Kuvendi kamiratuar edhe raportin e Komisionit për themelimin e këshillave lokale,të cilin e ka paraqitur Avdyl Aliu, duke vlerësuar se është bërë njëpunë e mirë deri më tani. Sipas tij, shumica e këshillave kanë zyra pune dhe janë funksionalë në ushtrimin e përgjegjësive që kanë.
Procesit i dhanë përkrahje edhe Nevzad Rushiti (LDK) e Selami Xhemajli (AAK).
Opozita kishte mendim ndryshe. Sipas Nevzad Isufit (VV), këta këshilla,kryesisht pa zyra pune e pa buxhet, janë trupa krejtësisht formalë. Përmë tepër ai tha se në përzgjedhjen e anëtarëve të këshillave lokale kambizotëruar përfaqësimi partiak, gjë që e mohoi Aliu. Edhe kryesuesja eKuvendit Valentina Bunjaku-Rexhepi, tha se ka marrë pjesë në tubiminzgjedhor në Velekincë dhe e vlerësoi korrekt procesin.
Ndërkaq, Bujar Nevzati (PDK) tha se këshilli në Përlepnicë, ka zyrë, por nukfunksionon, meqë kryesuesi i kësaj trupe e ka menduar këtë si vend pune, ndërsa tani ndihet i zhgënjyer që duhet të punojë pa pagesë.
Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe rregulloren për tatimin mbi pronën epaluajtshme për vitin 2018, Strategjinë për gratë ndërmarrëse(2017-2021), vendimin për lejimin e këmbimit të pronës komunale mepronën private për nevoja të rrugës qarkore, sipas PRRU Fidanishte,vendimin për lejimin e këmbimit të pronës komunale me pronën private për nevoja të rreth-rrotullimit tek lagja Iliria (Jugu I, faza II) sidhe vendimet për subvencionimin e KF Gjilani, KF Drita, KV Drita,KB Drita (M), KH Drita (M) si dhe KH Zhegra.
Kuvendi kaautorizuar kryetarin e Komunës që të sigurojë mjete nga qeveria përpagesën e obligimeve ndaj TV VALI-t, i cili ka bërë transmetimin eseancave pa kontratë, për borxhet ndaj Ecohigjienës si dhe komisionitpër themelimin e këshillave lokale.
Njëherësh, Kuvendi kamiratuar edhe propozimet për disa ndryshime te emetimet e rrugëve si dhe kërkesën për zgjatjen e orarit të punës për bizneset e vogla, për njëorë (24:00), gjatë dy muajve të verës, kohë kjo kur mërgimtarët ndodhenpër pushime në vendlindje.
Përndryshe, Kuvendi Komunal iGjilanit e ka filluar seancën e sotme duke bërë nderime ndaj atdhetaritRexhep Berisha, i cili u nda nga jeta një ditë më herët. ValentianBunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit, rikujtoi se ky Kuvend e kishteshpall Rexhep Berishën Qytetar Nderi, duke nënvizuar se ai ishte burri më i çmuar në Gjilan.
Njëherësh, në përfundim të seancës,Valentina Bunajku-Rexhepi ka paraqitur dorëheqje nga pozita ekryesueses, meqë është zgjedhur deputete e Parlamentit të Kosovës, duke i falënderuar të gjithë këshilltarët komunalë për bashkëpunimin ederitashëm.