Komuna e Gjilanit fillon grumbullimin e borxheve përmes përmbaruesve
Gjilan, 8 prill - Pas apeleve të njëpasnjëshme të Komunës së Gjilanit, përkatësisht Drejtorisë së Financave ndaj borxhlinjve për shlyerjen e obligimeve për disa muaj me radhë, nga e mërkura do të fillohet me grumbullimin e mjeteve përmes përmbaruesve privat.
Lajmi u bë i ditur sot nga ana e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, në mbledhjen e radhës së Bordit të Drejtorëve, ku është diskutuar edhe për përgatitjet për fillimin e mësimit pas pushimit një javë.
Në këtë takim është diskutuar edhe për aksionet e Drejtorisë së Inspekcionit për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët, sikurse nuk do të ketë tolerancë as ndaj atyre që tentojnë të ndërtojnë objekte pa leje ndërtimit.
Po ashtu, në takimin e bordit është diskutuar edhe për ruajtjen dhe kujdesin ndaj pyjeve, pasi ditëve të fundit ka pasur ndezje të zjarreve, kryesisht në malet e Karadakut.
Përveç tjerash, kryetari i Gjilanit ka konfirmuar se tashmë do të fillohet me ndërtimin e 20 shtëpive për njerëzit pa kulm mbi kokë. â