Komuna e Gjakovës organizon konferencën e investitorëve
Gjakovë, 28 korrik - Komuna e Gjakovës me mbështetje të sektorëve të ndryshëm për zhvillim të qëndrueshëm do të organizojë për herë të parë konferencën e investitorëve që do të mbahet nga nesër në Pallatin e Kulturës në Gajkovë.
Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila ka thënë se konferenca e Investitorëve është një inciativë e Komunës së Gjakovës që ka për qëllim promovimin e komunës dhe regjionit të saj si një destinacion potencial për investitorët e jashtëm dhe lokal.
Objektivat e konferencës janë: Krijimi i një platforme preznatuese për qytetin e Gjakovës dhe regjionin e saj, prezantimi i mundësive për investime në zonat kryesore aktuale, prezantimi i zonave atraktive të Gjakovës si një qytet për të punuar, jetuar dhe për të berë biznes, prezantimi i projekteve dhe materialeve promovuese për zonat me potencial investimi dhe shkëmbimi ideve ndërmjet bizneseve, investitorëve, komunës dhe qytetarve.
"Konferenca e investitorëve do të sjell një diskutim rrreth projekteve konkret me qëllim të mbështetjes së tyre në ngritjen e kapacitetve në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës për një zhvillim të përgjithshëm të komunës", ka theksuar Kusari - Lila.
Një ngjarje e tillë sipas saj do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të këtij qyteti në ngritjen e shërbimeve publike dhe në promovimin e Gjakovës si komunë me potencial.