12 Maj 2024

Komuna e Deçanit me shpenzime të larta të parasë publike

Prishtinë, 17 shtator - Instituti për Studime të Avancuara (GAP), publikoi raportin për Komunën e Deçanit ku pasqyrohen zhvillimet e përgjithshme në këtë komunë, veçmas gjatë dy viteve të kaluara.

GAP, në raport vlerëson se kjo komunë ka një trend relativisht të lartë të shpenzimit të parasë publike në linjën e buxhetit për mallra dhe shërbime.

 Raporti numëron edhe problemet kryesore me të cilat aktualisht përballen Deçanasit. “Prerja e pakontrolluar dhe masive e pyjeve, mungesa e ujit të pijes, ekzistimi i dhjetëra deponive të egra mbeturinash, mungesa e përfshirjes së tërë territorit të Deçanit në rrjetin e kanalizimit, mos mirëmbajtja e Shtëpisë së Kulturës, mos menaxhimi efikas i zonës së quajtur “Podi i gështenjave”, mos asfaltimi i rrugës në relacionin Deçan-Plavë, llogaritën si probleme madhore për Komunën e Deçanit”.

Në raport pasqyrohen gjerësisht edhe zhvillimet në sferën e arsimit, atë të shëndetësisë, investimeve kapitale, prokurimit publik, transparencës dhe theks i veçantë i është kushtuar premtimeve të dhëna nga kryetari i komunës gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2009, dhe ecuria e deritanishme e realizimit të tyre.

Në këtë kategori (mallëra dhe shërbime) komuna e Deçanit gjatë një viti ka në dispozicion 287.859 euro, ndërsa për 2012 janë të parapara mbi 300.000 në këtë linjë të buxhetit. \"Investimet kapitale në Komunën e Deçanit gjatë dy viteve të kaluara (2010-2011) janë fokusuar kryesisht në rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve, instalimit dhe shtrirjes së rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit.

Shuma e përgjithshme e mjeteve që ka në dispozicion Komuna e Deçanit për investime kapitale gjatë një viti është afro 1.9 milion euro\", thuhet më tej në raport.

Mirëpo sipas GAP-it, problemet më të mëdha të kësaj komune janë, prerja e pakontrolluar dhe masive e pyjeve, mungesa e ujit të pijes, ekzistimi i dhjetëra deponive të egra mbeturinash, mungesa e përfshirjes së tërë territorit të Deçanit në rrjetin e kanalizimit, mos mirëmbajtja e Shtëpisë së Kulturës, mos menaxhimi efikas i zonës së quajtur “Podi i gështenjave”, mos asfaltimi i rrugës në relacionin Deçan-Plavë, llogaritën si probleme madhore për Komunën e Deçanit.

Në raport gjithashtu pasqyrohen gjerësisht edhe zhvillimet në sferën e arsimit, atë të shëndetësisë, investimeve kapitale, prokurimit publik, transparencës dhe theks i veçantë i është kushtuar premtimeve të dhëna nga kryetari i komunës gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2009, dhe ecuria e deritanishme e realizimit të tyre

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)