Komuna dhe UNDP me shumë projekte të mira për qytetarët
Prishtinë, 5 mars - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot në takim përfaqësuesen e UNDP-së znj. Alessandra Roccasalvo.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Komunës dhe UNDP-së, bashkëpunim ky që ka rezultuar me shumë projekte konkrete, sidomos në sferën e dixhitalizimit të administratës dhe luftimin e korrupsionit.