Komuna dhe pronarët e bizneseve diskutojnë Rregulloren e orarit
Kaçanik, 14 nëntor - Zyrtarë komunal dhe pronarë të bizneseve, respektivisht pronarët e subjekteve tregtare, gjatë një debati kanë diskutuar Rregulloren për përcaktimin e orarit të punës për subjektet afariste, me theks zbatimin e orarit të punës gjatë ditëve të diela.
Bahri Selim, drejtor i Drejtorisë së Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit ka thënë se ky debat është organizuar pas kërkesave të vazhdueshme të disa subjekteve afariste për ridizajnimin e orarit të punës.
Drejtori Selimi ka cituar nenin 4 të Rregullores ku saktëson se të dielave dyqanet zejtare nuk punojnë përpos salloneve të ondulimit dhe zbukurimit të cilët do të punojnë ditëve të marte. Ndërkaq, disa nga pronarët e subjekteve tregtare janë deklaruar të mos punohet ditën e diel e disa të tjerë që të punohet deri në orën 12:00 të ditës. Është thënë se Kuvendi në njërën nga seancat e ardhshme do të merr vendim për ndryshimin ose jo të Rregullores ekzistuese.
Sipas Rregullores, orari i punës për subjektet tregtare ushqimore, për periudhën verore është nga ora 7:00 - 24:00 dhe periudhën dimërore nga ora 8:00 23:00, ndërsa orari i punës së dyqaneve tjera tregtare jo ushqimore, gjatë periudhës verore është nga ora 8:00 22:00 dhe nga ora 8:00 20:00, gjatë periudhës dimërore.