06 Nëntor 2024

Kompanitë turke të interesuara të investojnë në Kosovë

Prishtinë, 28 shtator - Në takimin që zëvendëskryeministri/ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, pati me një delegacion turk  të kompanisë konsulente për investime “GD” në Turqi, e udhëhequr nga znj.Gözde Günuğur, përveç punës së MDIS-it, u bisedua edhe për investimet strategjike që mund të bëhen në Kosovë.

Përpos që i njoftoi për procesin e investimeve strategjike, zv.kryeministri Gashi u shpreh i gatshëm t’u ofrojë ndihmë  kompanive serioze turke sa u përket informacioneve dhe mundësive që ka Kosova në sektorët strategjikë.

Znj. Günuğur, nga kompania “GD”, shprehu interesimin e kompanive turke për të investuar në Kosovë, sidomos në miniera, energji të ripërtëritshme dhe turizëm. Meqë procesi i investimeve strategjike është atraktiv dhe lehtëson procedurat, u kërkua të organizohet një takim me partnerët investues të kompanisë konsulente “GD”, për t’i prezantuar  mundësitë që ka Kosova në miniera dhe energji.

Në fund të takimit, zv.kryeministri Gashi  vlerësoi lart interesimin e kompanive turke për të investuar në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)