07 Nëntor 2024

Kompanitë sllovene në Kosovë kanë patur suksese të vazhdueshme

Prishtinë, 24 janar - Një delegacion i AKB-së  i kryesuar nga Kryetari  i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini u pritën në një takim në Ambasadën Sllovene nga Shkëlqesia e tij Ambasadori Bojan Bertoncelj ku temë diskutimi ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës dhe Sllovenisë.

Ambasadori Slloven Bojan Bertoncelj njoftoi delegacionin e AKB-së për iniciativat që I ka marrë si Ambasadë por edhe si Qeveri Sllovene për të mbështet ekonomin kosovare përmes edukimit, trajnimeve dhe investimeve për ndërmarrësit kosovar duke I bart përvojat më të mira të ndërmarrësis sllovene në tregun e  Kosovës.

Kompanitë sllovene janë prezentë në Kosovë dhe kanë patur suksese të vazhdueshme, ky fakt neve na gëzon dhe ne dëshirojmë që edhe bizneset e Kosovës të depërtojnë me produktet e tyre në tregun slloven dhe në vendet e BE-së kur këtë tash e mundëson edhe Marrëveshja e MSA-së.

Ambasada sllovene dhe Aleanca e Biznesit kanë traditë bashkëpunimi dhe këtë duhet ta avancojmë më shumë ne faktin se Organizata e Juaj ka marrëveshje bashkëpunimi me shumë organizata ndërkombëtare edhe në Slloveni.

"Ne jemi në përgatitje të një organizimi ekonomik në mes Kosovës dhe Sllovenisë në muajin Mars të këtij viti dhe ne mirëpresim edhe kontributin e AKB-se në  këtë forum biznesor."

"Sa i përket liberalizimit të vizave neve na vjen keq që bizneset dhe qytetarët presin për viza por ky nuk është vendim i Sllovenisë por i tere BE-se e që ne kërkojmë edhe nga ju që të  rritet  ndikimi  nëpër institucionet e juaja që të plotësohen kriteret e fundit për të gëzuar të drejtën e liberalizimit të vizave edhe Kosova."

Agim Shahini, Kryetari I AKB-se duke I uruar një vit të mbarë shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit tradicional në mes dy vendeve tona dhe e informoi për së afërmi për aktivitetet e AKB-se edhe në nivel vendi dhe atë ndërkombëtar me qëllim të promovimit të ekonomisë dhe legjislacionit të ri fiskal për të cilën tha së tashmë me masat e reja fiskale Kosova është njëra ndër vendet më atraktive për investime dhe kjo i konkurron edhe vendeve të BE-së.

Por BE-ja duhet të jetë më tolerante për të liberalizuar lëvizjen e lirë te bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës, sepse nga mos liberalizimi i vizave Kosova shpenzon rreth 20 milion euro për viza ne vendet e BE-së.

AKB është e përfaqësuar në shumë institucione vendore dhe ndërkombëtare me përfaqësuesit e vet me qëllim që të promovoj dhe ti mbroj interesat e prodhuesve dhe Bizneseve të Kosovës që nga viti 2002 e këndej dhe për këtë jemi të anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare që e ngrit imazhin tonë por edhe te Kosovës.

Produktet, shërbimet  dhe investimet sllovene janë gjithmonë të mirëpritura në Kosovë dhe   tash është një situatë e re që kjo duhet të promovohen në Slloveni edhe Ligji për investime strategjike dhe shumë masa të tjera fiskale që e kthejnë vëmendjen e investitorëve slloven por edhe të Diasporës tonë atje kah tregu i Kosovës


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)