Kompanitë kineze punësojnë mbi 80 mijë amerikanë në ShBA
New York, 21 maj - Një raport i ri tregon se kompanitë kineze punësojmë mbi 80 mijë veta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo është një rritje drastike nga rreth 15 mijë që punësonin pesë vjet më para.
Firma e konculencës Rhodium Group, thotë se kompanitë kineze që investojnë në Shtetet e Bashkuara gjenerojnë vende pune.
Shteti juglindor i Karolinës së Veriut regjistron mbi 15 mijë amerikanë të punësuar nga kompanitë kineze.
Raportohet gjithashtu se kopanit e Kinës kanë investuar afro 5 miliardë dollarë secila në shtete si Kalifornia, Teksasi dhe Karolina e Veriut gjatë 15 vjetëve të kaluar.