17 Nëntor 2024

Kompanitë e Sigurimit të vlefshme si Bankat Komerciale

Prishtinë, 25 shkurt - Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se pas diskutimeve të Komunës me Shoqatën e Ndërtimtarëve të Kosovës, si dhe pas diskutimeve me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), Komuna e Prishtinës ka pranuar kërkesën e Shoqatës së Ndërtimtarëve për të pranuar garancionet e Kompanive të Sigurimit si të vlefshme dhe të barabarta me garancionet e ofruara nga Bankat Komerciale në Kosovë.

 Me këtë rast, informojmë publikun se përgjegjësinë për licencimin dhe monitorimin e të gjitha institucioneve financiare në Kosovë e ka BQK, prandaj komuna e Prishtinës do t’i pranojë të gjitha instrumentet e licencuara të institucioneve financiare të licencuara nga BQK.

Komuna e Prishtinës, në këtë drejtim, ka për synim mbledhjen e të gjitha taksave të ndërtimit të parapara me ligj për të ofruar shërbime sa më të mira.

 
Gjatë ditëve në vijim, Komuna e Prishtinës do të vazhdojë diskutimet me Shoqatën e Ndërtimtarëve të Kosovës dhe kompanitë e ndërtimit për të shqyrtuar kërkesat e dyanshme me qëllim të zhvillimit dhe mbrojtjes së interesit publik në komunën e Prishtinës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)