18 Nëntor 2024

Kompanitë e sigurimit arritën në 132 milion euro

Prishtinë, 23 shkurt - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se kompanitë e sigurimit  në TM4 2013, kishin gjithsej asetet e sektorit të sigurimeve në Kosovë arritën në 132 milion euro (119 milionë euro jo-jetë dhe 13 milion euro jetë), duke shënuar rritje vjetore prej 1.41 përqind.

"Vlera e primeve të shkruara gjatë kësaj periudhe arriti në 79 milion euro (77 milion euro jo-jetë dhe 2 milion euro jetë) që krahasuar me TM4 2012, paraqet një rritje vjetore prej 11.8 përqind. Me rritje vjetore prej 24 përqind u karakterizuan gjithsej dëmet e paguara të sektorit, që në TM4 2013 arritën vlerën prej afro 38.5 milion euro (31 milion euro në TM4 2012)",", thuhet në raportin e BQK-së për vlerësimin Tremujor të Ekonomisë kosovare.

Sektori i sigurimeve u karakterizua me humbje në vlerë prej 337 mijë euro (jo-jetë humbje (624) mijë euro dhe jetë profit prej 287 mijë euro) në TM4 2013. Gjithësesi kjo ishte humbje dukshëm më e vogël në krahasim me atë prej 3.1 milion euro në TM4 2012. (www.ekonomia-ks.com)


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)