05 Nëntor 2024

Kompania “We’re hiring n’Mitrovicë” me mbi 140 vende të lira të punës

Mitrovicë, 18 korrik - Nën mbështetjen e GIZ-it, në kuadër të projektit YES i cili ka për synim të rrisë punësimin e të rinjve duke përmirësuar cilësinë e Arsimit, formimin profesional dhe forcimin e mekanizmave të përputhjes ndërmjet ofertës dhe kërkesës në tregun e punës, është formuar kompania virtuale “We’re hiring n’Mitrovicë” e cila kompani në përbërje të saj ka nxënës që hulumtojnë dhe mbledhin informacion për të gjitha mundësitë e punës, vendeve të lira të praktikës dhe ofrimin e shërbimeve. Kjo kompani është duke operuar në ambientet e Shkollës Ekonomike “Hasan Prishtina” në Mitrovicë.

Kompania “We’re hiring n’Mitrovicë” është e ndarë në katër (4) departamente:

- Departamenti i Administratës dhe kontabilitetit (kryen punët logjistike dhe menaxhon financat e kompanisë)

- Departamenti i Zyrës (hulumton mundësitë që ofron tregu i punës dhe kontakton bizneset për caktim të intervistave)

- Departamenti i Terrenit (realizon intervistat me bizneset ne terren, dhe ploteson pyetësorët mbi vendet e lira të punës dhe ofrimin e shërbimeve)

- Departamenti i Menaxhimit të të Dhënave dhe Cilësisë (digjitalizon të dhënat dhe pasuron platformën www.busulla.com me informatat mbi vendet e lira të punës dhe praktikes)

Nxënësit pjesëmarrës në kompani, të cilët kanë rastin që për dy javë rresht të jenë të punësuar virtual në kompani, kanë ndjekur një sërë aktivitetesh për ngritje të kapaciteteve të tyre, para se të fillojnë të zbatojnë njohuritë e fituara edhe praktikisht. Në këtë mënyrë, nxënësit kanë marrë përgjegjësinë që përmes punës së tyre, të i ofrojnë bashkëmoshatarëve, por edhe punëkërkuesëve të tjerë potencial informatat e nevojshme që ofron tregu i punës në Mitrovicë.

Përkrahja institucionale që i është dhënë kompanisë “We’re hiring n’Mitrovicë” nga Komuna e Mitrovicës dhe Qendra për Punësim në Mitrovicë, është një garant që qëndrueshmëria e kompanisë dhe puna e saj të vazhdojë edhe në vitet në vijim, duke pasur parasysh që vetëm gjatë dy javëve të punës, kompania “We’re hiring n’Mitrovicë” ka arritur të gjejë mbi 700 biznese aktive që operojnë në regjionin e Mitrovicës, nga to janë kontaktuar mbi 150 sosh, prej të cilave mbi 50 kompani ofrojnë vende të lira pune dhe praktikë profesioanle, Në total në Mitrovicë janë mbi 140 vende të lira të punës në sektor të ndryshëm që ofron tregu jonë, të cilat mund të gjinden tek platforma www.busulla.com. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)