06 Nëntor 2024

Kompania Weinstein para falimentimi

New York, 26 shkurt - Një studio në New York, e bashkëthemeluar nga producenti i filmit, Harvey Weinstein, do të paraqesë falimentimin, pasi bisedimet për shitjen e aseteve të saj te një grup investitorësh kanë dështuar.

Bisedimet kanë përfunduar dy javë më parë, kur Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Nju Jork ka ngritur padinë kundër kompanisë Weinstein.

Drejtorët u cituan të kenë thënë se falimentimi është i vetmi opsion i mundshëm.

Weinstein përballet me dhjetëra akuza për abuzim seksual, përfshrië përdhunimin.

"Kompania Weinstein ka qenë e angazhuar në një proces aktiv të shitjes, me shpresë për të ruajtur asetet dhe vendet e punës", tha bordi përmes një deklarate që e transmetojnë disa gazeta amerikane.

"Diskutimet kanë përfunduar pa marrëveshje të nënshkruar", thuhet në deklaratë.

Sipas saj, "procesi i rregullt i falimentimit" është "i vetmi opsion i mundshëm për të maksimizuar vlerën e mbetur të kompanisë".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)