Kompania më e madhe ruse në krizë, kërkon mbështetjen e Putin
Moskë, 14 maj - Sipas gazetës ruse, “Novagazeta”, presidenti i kompanisë më të madhe ruse, Rosneft, është takuar me presidentin Putin dhe ka kërkuar masa mbështetje për industrinë e naftës dhe gazit, si pasoj e pandemisë COVID-19 dhe rënies së çmimeve e kërkesës për naftë.
Rosneft pos që është kompania më e madhe ruse, është edhe taksapaguesi më i madh rus, si dhe njëri ndër kontribuesit më të mëdhenj, në financimin e Buxhetit rus me rreth 18%.
Kjo mjafton që të kihet një pasqyrë se në çfarë krize është industria ruse e naftës, deri sa vitin e kaluar kishte financuar buxhetin e shtetit, këtë vit kërkon ndihmën e shtetit.
Sechin ka kërkuar nga presidenti Putin, që të ndihmohet industria e naftës dhe gazit, me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar të kompanive.
Sechin ka thënë se për të ruajtur stabilitetin kompania ka vendosur që si masë të parë, të zvogëloj investimet për rreth 30%.
Sechin kërkoj që në këtë periudhë të vështirë, kur pos zbritjes së çmimeve të naftës ka rënë edhe kërkesa për naftë, të kihet parasysh mundësia e uljes së taksave si për eksploatimin e derivateve ashtu edhe për projektet e kërkimit, për fusha të reja naftëmbajtëse.
Sechin pos ndihmës direkte të shtetit, kërkoj që të shikohet mundësia e zbutjes së kritereve të bankave ruse për dhënien e kredive në vlera më të mëdha, çka do të ishte e mirëseardhur për mbështetjen e programeve investive të industrisë së naftës.
Sipas Sechin në rast që do të kenë mbështetjen e shtetit dhe do të kihen parasysh kërkesat e lartcekura, tejkalimi i krizës pritet të ndodhë për periudhën kohore dy-tri vjeçare.