Kompania gjermane Osram shkurton mijëra vende pune
Berlin, 2 gusht - Kompania prodhuese e llambave OSRAM në Gjermani prej vitit 2015 deri në vitin 2017 do të shkurtojë 8 mijë vende pune.
Lajmi bëhet nga kanali televiziv shtetëror ARD sipas të cilit OSRAM një prej prodhuesve botërore të pajisjeve për ndriçim ka njoftuar se 1, 700 vende pune do të shkurtohen tek kompanitë e tjera të varura nga Osram brenda Gjermanisë, ndërsa 6, 100 vende pune do të shkurtohen në radhët e punonjësve të kësaj kompanie në vendet e tjera.
Në Gjermani është planifikuar shkurtimi i 20% të punonjësve të kësaj kompanie që gjithsej ka 9, 400 punonjës.
Politikat e kursimit të ndërmarra nga kjo kompani më shumë prekin sektorin administrativ dhe të shpërndarjes.