22 Dhjetor 2024

Kompania gjermane Henkel mbyllë biznesin në Rusi

Berlin, 19 prill - Kompania gjermane e mallrave kimike dhe të konsumit ‘Henkel’ ka bërë të ditur se ka vendosur të mbyllë aktivitetet e saj të biznesit në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë.

“Procesi i ekzekutimit tani po përgatitet. Henkel do të punojë ngushtë me ekipet e saj në Rusi për detajet për të siguruar një proces të rregullt”, tha kompania, e cila është e njohur për markat e saj të lavanderisë dhe bukurisë si Persil, Vernel, Fa, Pritt, Dial dhe Purex.

Shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Henkel’, Carsten Knobel, tha se kompania dënon “luftën ruse kundër Ukrainës dhe dhunën kundër civilëve të pafajshëm”.

“Ne ofrojmë mbështetje të gjerë për punonjësit tanë dhe njerëzit në Ukrainë dhe në vendet fqinje duke ofruar donacione financiare, si dhe donacione ushqimore dhe materiale. Shumë punonjës të ‘Henkel’-it gjithashtu po ndihmojnë në kufij duke shpërndarë mallra të nevojshme ose duke u ofruar njerëzve nga Ukraina një vend për të qëndruar”, tha Knobel.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, që filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar mijëra vdekje, miliona njerëz të zhvendosur dhe një gamë të gjerë sanksionesh ndaj Moskës, veçanërisht nga Bashkimi Evropian (BE) dhe SHBA-ja.

Lufta gjithashtu ka nxitur një eksod të kompanive globale nga Rusia, duke filluar nga sektorë të teknologjisë, automobilistik dhe të energjisë deri në shitje me pakicë dhe sektorë të tjerë të ndryshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)