Kompania farmaceutike Peir Fober synon të shkurtojë 300 vende pune
Paris, 10 dhjetor - Një prej kompanive farmaceutike në Francë ka hartuar një plan për shkurtimin e disa vendeve të punës në këtë kompani.
Sipas një njoftimi të gazetës Le Figaro, sindikatat franceze sot kanë njoftuar se kompania farmaceutike Peir Fober, synon të shkurtojë 300 vende pune.
Vendimi për shkurtimin e këtyre vendeve të punës është marrë nga komiteti qendror i kësaj kompanie.
Franca përballet me krizë ekonomike dhe qeveritarët socialistë të këtij vendi për shkak të mosrealizimit të premtimit për uljen e nivelit të papunësisë, kanë humbur popullaritetin e tyre në Francë.