16 Janar 2025

Kompania “Arjeta” ndihmon qytetarët e veriut

Mitrovicë, 31 dhjetor - Kompania “Arjeta” nga Skenderaj me pronar Afrim Durmishi, me rastin e ndërrimit të moteve ka ndihmuar qytetarët shqiptarë të veriut të Mitrovicës me artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe higjienik në vlerë prej rreth 5 mijë eurosh.

Durmishi tha se është kënaqësi që ka mundur sapo pak të ndihmoj këta qytetarë me rastin e  Vitit të Ri.

Ndërsa qytetarët e veriut shprehën shumë mirënjohës për ndihmën e kompanisë “Arjeta”.

Florent Azemi, përfaqësuesi i banorëve të Lagjes së Boshnjakëve, tha se ndihma e kësaj kompanie tejkalon përmasat humanitare.

Sipas tij, “Arjeta” ka ndihmuar 125 familje të veriut, dukë përfshirë familje që jetojnë në Lagjen e Boshnjakëve, në Kodrën e Minatorëve, në Lagjen e Doktorëve dhe në Kroin e Vitakut.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)