Komisioni për Zhvillim Ekonomik pret sot komisionin homolog nga Shqipëria
Prishtinë, 11 nëntor - Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, do ta presë sot një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , anëtarë të komisionit homolog parlamentar, për të mbajtur një mbledhje te përbashkët të të dy komisioneve.
Mbledhje e përbashkët mbahet për të diskutuar për veprimtari prodhuese, tregti dhe mjedis, lidhur me ecurinë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e ekonomisë, me theks të veçantë për zbatimin e Marrëveshjeve dhe avansimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit.