Komisioni për Buxhet nuk pajtohet me shitjen e PTK-së
Prishtinë, 30 mars - Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk ka arritur marrëveshje për nenin 4 të projektbuxhetit ku është paraparë shitja e Postë Telekomit të Kosovës (PTK).
Kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa nga radhët e PDK-së ka thënë se komisioni ka hedhur në votim dy propozime.
Njëri ishte për riformulimin e nenit 4 dhe tjetri propozim që të hiqet tërësisht ky nen.
Ndërkohë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që ta miratojnë buxhetin, i cili i hap rrugë rritjes së pagave të punëtorëve, në të kundërtën do të pasojnë veprimet e tjera sindikale.