08 Nëntor 2024

Komisioni për Buxhet dhe Financa miratoi Buxhetin për vitin 2017

Prishtinë, 23 nëntor -  Buxheti i Republikës së Kosovës, i paraparë për vitin 2017, do të jetë 2 miliardë e një milion euro, tha ministri i Ministrisë së Financave Avdullah Hoti, gjatë prezantimit të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa, të kryesuar nga kryetari i këtij Komisioni Naser Osmani.

Ky Projektbuxhet, tha në vijim ministri Hoti, bazohet plotësisht në dokumentet strategjike që i ka të aprovuara Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, përfshirë këtu edhe Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, Programin e Qeverisë dhe Programin për Reforma Ekonomike.

Ai më pas sqaroi se lidhur Projektligjin për Buxhetin, paraprakisht janë konsultuar të gjitha organizatat buxhetore, përfshirë edhe komunat, ndërkaq, anëtarët e Komisionit i siguroi se ndarja e mjeteve është bërë në mënyrë shumë të balancuar.

 Duke folur për investimet e parapara, ministri Hoti, sqaroi në detaje investimet në secilin sektor të paraparë.

Me këtë projektbuxhet, vijoi ministri, synojmë të arrijmë dy objektiva: të krijojmë hapësirë më të madhe për investime kapitale, si dhe t'i mbajmë nën kontroll shpenzimet rrjedhëse.

Pasi që njoftoi se projektbuxheti i propozuar është i harmonizuar në tërësi me qëndrimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ministri Avdullah Hoti u shpreh i bindur se, buxheti i paraparë për vitin që vjen, do ndikojë në një rritje ekonomike më të lartë se 4%.

Ky projektligj, u përkrah në parim nga anëtarët e  Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)