15 Nëntor 2024

Komisioni miratoi raportin e performancës së NP-ve

Prishtinë, 22 mars - Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2014, ishte temë e debatit të sotëm në mbledhjen e  Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit.

Gjatë diskutimit, anëtarët e komisionit vunë në pah një mori mangësish të këtij  raporti, duke nënvizuar perfomancën e dobët të bordeve, si dhe rënien e produktivitetit në disa ndërmarrje.

Pas debatit, kryetari, Mustafa, lexoi rekomandimet e hartuara  nga  Komisioni, nëpërmjet të cilave kërkohet nga Qeveria që të jetë më e vëmendshme për sa i përket ndërmarrjeve publike, përkatësisht performancës dhe transparencës së tyre.

U kërkua po ashtu të ngritën edhe kapacitetet e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, ndërkaq, nga MZHE-ja dhe Auditori Gjeneral, të përcaktohen më qartë procedurat e auditimit. 

Pas kësaj, raporti me rekomandime u hodhën në votim.

Përpos deputetit, Blerim Grainca, ato  u përkrahën nga anëtarët e tjerë të komisionit, pjesëmarrës në takim.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)