16 Janar 2025

Komisioni i Granteve përzgjedh anëtarët e rinj për 2013

Prishtinë, 20 dhjetor - Në Ministrinë e  Financave, sot u mbajt takimi i Komisionit të Granteve , ku të pranishëm ishin Zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu dhe  Kryetari i Komunës së Skenderajt,Sami Lushtaku, Kryetari i komunës së Junikut,  Agron Kuçi,  Zyrtari Kryesor Financiar i Komunës së  Gjilanit, Ilmi Limani të cilët njëherit deri tani ka qenë  edhe anëtar të këtij komisioni gjatë vitin 2012, si dhe Drejtori i Buxhetit Komunal në Ministrinë e Financave, Petrit Popova, njëherit kryesues i  Sekretarisë së Komisionit të Granteve.

Në këtë takim, Komisioni i Granteve, bëri përzgjedhjen me short të anëtarëve të rinj për vitin 2013 (katër kryetarë të komunave), në pajtim me Ligjin e Financave të Pushtetit Lokal. Ky komision përbëhet nga  9 anëtarë , prej të cilëve 4 janë nga Qeveria, 1 nga Parlamenti dhe  4 anëtarët tjerë janë nga niveli  komunal, që përfaqësohet nga tri komuna me shumicë shqiptare dhe një komunë me shumicë minoritare.

 Për vitin 2013 anëtarë të këtij komisioni u zgjodhën kryetari i komunës së Istogut, Rahovecit, Obiliqit, si dhe  Zyrtari Kryesor Ekzekutiv i Zyrës Administrative e Mitrovicës Veriore.

Në fund të këtij takimi Zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu  duke i uruar dhe i falënderuar të gjithë të pranishmit , ai uroi që anëtarët e rinj të punojnë  me po aq përkushtim, sikurse kanë punuar  anëtarët e deritanishëm.

Ndërsa, kryetarët e komunave, njëherit anëtarë të këtij komisioni gjatë vitin 2012, falënderuan Ministrinë e Financave dhe anëtarët tjerë të Komisionit të Granteve për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)