20 Nëntor 2024

Komisioni i granteve aprovoi financimin e komunave për 2014

Prishtinë, 15 prill - Në Ministrinë e  Financave është mbajtur takimi i Komisionit të Granteve , ku anëtarët e këtij Komisioni aprovuan grantet qeveritare për financimin e komunave për vitin 2014 dhe vlerësimet për dy vitet e ardhshme fiskale 2015 – 2016 në kuadër të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve Komunale, si pjesë integrale për finalizimin e KASH-it 2014 – 2016, sipas kalendarit buxhetor të përcaktuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

Ky takim u kryesua nga zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu, ndërsa pjesëmarrës ishin anëtarët e këtij komisioni:  Safete Hadërgjonaj, kryetare e Komisionit për Buxhet e Financa në Kuvendin e Kosovës, Mrika Kotorri, këshilltare e Kryeministrit, Slobodan Petrović, ministër i Pushtetit Lokal, Ramë Buja, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Haki Rugova,  kryetar i Komunës së Istogut, Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit, Mehmet Krasniqi, kryetar i Komunës së Obiliqit, Adrijana Hodžić, zyrtare kryesore ekzekutive e Zyrës Administrative në Mitrovicën Veriore, si dhe drejtori i Buxhetit Komunal në Ministrinë e Financave, Petrit Popova, njëherazi kryesues i  Sekretarisë së Komisionit të Granteve.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin gjithashtu edhe ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rašić.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)