Komisioni i Financave shqyrton pasqyrat financiare te MASHT dhe UP-së
Prishtinë, 9 mars - Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike mban mbledhjen e rregullt në të cilën pritet miratimi i Pasqyrave Vjetore Financiare (PVF) për Ministrinë e Arsimit dhe Universitetin e Prishtinës.
Mënjehere pas miratimi të rendit të ditës dhe miratimit te procesverbalit nga mbledhja e kaluar Komisioni do te shyqrtojë raportin të auditimit për PVF-të e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2016.
Me pas Komisioni do te beje edhe shqyrtimin e raportit të auditimit për PVF-të e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2016.