Komisioni i BE-së pret rritje të qendrushme ekonomike
Bruksel, 30 nëntor - Rritja ekonomike aktuale në Bashkimin Evropian, sipas vlerësimit të Komisionit të BE-së mund të vazhdojë dhe do të përshpejtojë ritmet deri në vitin 2012.
Kjo rezulton edhe nga parashikimi i vjeshtës i Komisionit i publikuar tani. Edhe në tregun e punës pritet përmirësim, por ai do të jetë i ngadaltë.
Komisioni korrigjoi njëkohësisht pozitivisht parashikimin e tij të mëparshëm për rritjen ekonomike.
Këtë vit Produkti i Brendshëm Bruto në 27 vendet anëtare pritet të rritet me 1,8%. Në parashikimin e pranverës ishte folur për 1% rritje.
Në radhë të parë Gjermania me një rritje prej 3,7% këtë vit dhe 2,2% vitin e ardhshëm, do të kontribuojë për një rritje më të fortë edhe në vendet e tjera anëtare, thuhet në raportin e vjeshtës të Komisionit Evropian.