Komisioni i BE-së mohon largimin e Greqisë nga eurozona
Bruksel, 28 maj - Largimi i Greqisë nga eurozona është mohuar nga Brukseli. Zëdhënësi i Komisionit të BE-së, deklaroi se ende Komisioni nuk ka zhvilluar asnjë diskutim mbi një largim të mundshëm të Greqisë jashtë zonës së euros.
Ndërkohë zëdhënësi kërkoi që mediat të mos fabrikojnë kuptime pa bazë nga fjalët e komisioneres greke, Maria Damanaki.
Zëdhënësi i Komisioni sqaroi edhe deklaratën e zonjës Damanaki. Sipas tij, komisionerja theksoi se nëse grekët nuk sakrifikojnë për kalimin e krizës së tanishme, do të jetë e mundshme që shteti helen të detyrohet të largohet nga Eurozona.
Komisionerja e BE-së, Maria Damanaki, përgjigjet për çështjet oqeanike dhe peshkim.