09 Maj 2024

Komisioni Evropian: Shqipëria e tejkaloi krizën pa recesion

Bruksel, 12 prill - Në vlerësimin e tij të fundit, Komisioni Evropian konfirmoi se rimëkëmbja ekonomike në Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar ka qenë jo e barabartë për shkak se në Serbi rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ka arritur në 1,8 për qind, ndërsa në Kroaci PBB ka ardhur rënie prej 1,2 për qind.

Në të njëjtën periudhë, sipas Komisionit Evropian "Shqipëria ka tejkaluar krizën pa recesion dhe ka arritur rritje të PBB-së prej 5,7 për qind shtesë në tremujorin e fundit të vitit 2010, ndërsa gjatë gjithë vitit 1,4 për qind".

Në analizën e tij ekonomike, Komisioni Evropian thekson se rritja e ekonomisë dhe PBB-së në rajon ka ardhur fillimisht në sajë të rritjes së eksporteve, që ka sjellë zvogëlim të deficitit të jashtëm tregtar.

Në Malin e Zi, PBB-ja në vitin 2010 është rritur 1,1 për qind, në Bosnje-Hercegovinë 0,9 për qind, në Maqedoni 0,7 për qind, ndërsa në Kosovë rritja e PBB-së ishte 4,6 për qind.

Papunësia, siç thuhet, mbetet problem i madh për gjithë rajonin, sidomos për Serbinë dhe Kroacinë.

Në Serbi kjo shkallë ka arritur në 20 për qind, ndërsa në Kroaci 11,8 për qind.

Rekord për inflacionin gjatë vitit 2010 ka qenë Serbia, ku rritja e çmimeve ka arritur 10,3 për qind, ndërsa në Malin e Zi ishte vetëm 0,5 për qind.

Në Kroaci një për qind, në Maqedoni 1,6 për qind, në Bosnje-Hercegovinë 2,1 për qind, në Shqipëri 3,6 për qind dhe në Kosovë 3,5 për qind.

Në analizën e KE-së thuhet se "rritja e inflacionit në Ballkanin Perëndimor ka ardhur për shkak të shtrenjtimit të ushqimeve dhe naftës në tregun botëror''. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)