29 Prill 2024

Komisioni Evropian përkrahë Komunën e Skenderajt

Prishtinë, 17 Janar - Qytetarët e komunës së Skenderajt janë duke përfituar nga rinovimi i fasadës së dy ndërtesave që gjenden në qendrën e Skenderajt, respektivisht Qendrës së Kulturës të qytetit dhe kopshtit të fëmijëve.

Të dy ndërtesat janë rinovuar në përputhje me standardet për efiqiencë të energjisë, ndërkohë që është rregulluar edhe hapësira përreth dhe është siguruar qasja e personave me aftësi të kufizuara.

Projekti në vlerë prej 92,000 € për ‘Renovimin e Fasadës së Qendrës së Kulturës” ka mundësuar punësimin e përkohshëm të 39 personave, nga të cilët 26 ishin të regjistruar si të pa punë për një kohë të gjatë. 

Më shumë se gjysma e të punësuarve të identifikuar përmes Qendrës së Punësimit janë nga grupet e margjinalizuara si të rinjtë dhe femrat. Përveç kësaj, 5 të punësuarve me performancën më të mirë u është ofruar punësim afatgjatë.

Në kuadër të Qendrës së Kulturës përfshihet biblioteka, teatri dhe muzeu. Gjithashtu, aty gjendet edhe Qendra Regjionale për Bizneset Familjare, e themeluar nga BE për të rritur mundësitë për bizneset e vogla.

Qytetarët e Skenderajt/Srbicës kanë përfituar edhe nga renovimi i fasadës së kopshtit të fëmijëve. Projekti në vlerë prej 19.000 € ka mundësuar punësimin e përkohshëm të 21 personave, nga të cilët 9 ishin të regjistruar si të pa punë për një kohë të gjatë dhe të tjerët nga grupet e margjinalizuara.

Përveç kësaj, 4 të punësuarve me performancën më të mirë u është ofruar punësim afatgjatë.  Kopshti i fëmijëve ofron përkujdesje ditore për 95 fëmijë të moshave nga nëntë muaj deri në 6 vjet dhe ka 15 të punësuar.

Për të dy projektet, të punësuarit janë trajnuar në vendin e punës nga ana e kontraktorëve, duke rritur kështu mundësitë e tyre për punësim në të ardhmen.

Gjatë projektit është realizuar edhe një “vizitë mësimore” për nxënësit e Shkollës për Trajnim Profesional. Të dy projektet janë përzgjedhur në qershor të vitit 2011, si pjesë e ftesës për propozime në kuadër të projektit të BE-së, për Kosovë më të Bukur. Në pranverë të vitit 2012 do të lansohet raundi i dytë, me ç’rast të gjitha komunat e Kosovës do të ftohen të dorëzojnë idetë e reja për projekte.

Programi për Kosovën më të Bukur, është projekt në vlerë  prej 5 milion euro i financuar nga BE, i menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe i implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim në partneritet me Këshillin Danez për Refugjatë.

Projekti synon të adresojë varfërinë dhe papunësinë afatgjatë duke krijuar mundësi punësimi të ndërlidhur me skemat e regjenerimit publik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)