16 Janar 2025

Komisioni Evropian nxit Italinë të reduktoj borxhi masiv kombëtar

Romë, 19, dhjetor - Komisioni Evropian nxiti sot Italinë të vazhdojë me politikat që kanë synim reduktimin e borxhit masiv kombëtar të vendit.

Borxhi qeveritar i Italisë arrin në 126 për qind në kuadër të Produktit të Brendshëm Bruto (GDP) dhe e ka kapërcyer nivelin tavan prej dy trilionë eurosh për ketë të parë në tetor, kur arriti një shifër rekord prej 2.014 trilionë eurosh.

Dhe kjo shifër kaq e lartë është arsyeja që Italia ka qenë e ekspozuar ndaj krizës së borxheve në eurozonë.

Qeveria teknokrate e emergjancës e kryesuar nga kryeministri Mario Monti ka miratuar masa të shtrëngimit ekonomik për reduktimin e deficitit për ta çuar Italinë në rrugën e balancimit të buxhetit të saj kombëtar, që i mundëson Romës kapacitetin për të filluar me reduktimin e nivelit të borxhit.

\"Në bazë të politikave aktuale, borxhi do të shkojë drejt një grafiku në rënie nëse flitet për terma afatmesme dhe më tej\'\', theksonin burime nga Komisioni Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)