20 Nëntor 2024

Komisioni Evropian miratoi hyrjen e Letonisë në Eurozonë

Bruksel, 6 qershor - Komisioni Evropian miratoi hyrjen e Letonisë në zonën euro duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Letonia është e gatshme të bëhet vendi i 18-të që i bashkohet bllokut të monedhës së përbashkët evropiane euro, vitin e ardhshëm, në një kohë kur rajoni është duke u ndeshur me një recesion të zgjatur dhe me një papunësi rekord.

Komisioni Evropian, i cili përcakton politikat për Bashkimin Evropian, dhe Banka Qendrore Evropiane thonë se vendi balltik ka plotësuar kërkesat ekonomike për t’u bërë pjesë e eurozonës më 1 janar.

Shefi ekonomik i Evropës, Olli Rehn, tha se vendimi i Letonisë për t'u bashkuar me eurozonën është një sinjal mbështetjeje për rajonin, që ofron dëshmi se kritikët që parashikuan dështimin e bashkimit monetar e kishin gabim.

Vendi bëri të gjitha përpjekjet e mundshme për daljen nga kriza ekonomike e viteve 2008-2009.

Qeveria evropiane publikoi  raportin e konvergjencës për Letoninë që do t'i dorëzohet Parlamentit Evropian dhe ministrave të Financave të eurozonës.

Këta të fundit do të marrin vendimin përfundimtar mbi hyrjen e Rigës në zonën euro gjatë një mbledhjeje të parashikuar në fillim të korrikut.

Eurozona është zhytur në një recesion që vazhdon prej 18 muajsh, më e gjata që nga fillimi i përdorimit të euros në vitin 1999. Më shumë se 19 milionë njerëz rezultojnë të papunë. Blloku i eurozonës u ka dhënë miliarda dollarë fonde shpëtimi pesë shteteve, për të shmangur falimentimin e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)