05 Maj 2024

Komisioni Evropian me plane për një bashkim bankar

Bruksel, 13 shtator - Katër vjet më parë, shpërtheu kriza e përbotshme financiare. Vetëm shpëtimi i bankave të zhytura në borxhe për pak e rrënoi ndonjë shtet evropian. Kjo vlen para së gjithash për Spanjën.

"Ne duhet ta thyejmë këtë rreth djallëzor, që shpëtimi i bankave të dobësojë buxhetin shtetëror", mendon Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, i cili e ka shpallur bashkimin e bankave çështje në kompetencën e tij.

Tek bashkimi bankar bën pjesë para së gjithash mbikqyrja e bankave në të gjithë Evropën, e vendosur tek Banka Qendrore Evropiane (BQE).

Komisioni kërkon që kjo bankë të mbikqyrë të 6.000 institucionet financiare të eurozonës. Veç kësaj, të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet të ndërtojnë me taksat e bankave fonde shpëtimi, me të cilat të shpëtohen bankat e dobësuara dhe në rast nevoje të mbyllen.

Por në të ardhmen bankat do të kenë mundësi të marrin edhe kredi direkte nga fondi i shpëtimit i euros, ESM. Parakusht për këtë, thuhet në vendimin më të fundit të takimit të nivelit të lartë, është gjithashtu mbikqyrja bankare.

Synimi i "superautoritetit mbikqyrës", siç u shpreh atëherë kancelarja federale Angela Merkel, është që paratë e taksapaguesve të mos zhduken në banka të pashpresa.

Veç kësaj, në plan afatgjatë do të ketë një sigurim mbarëevropian të depozitave bankare. Me këtë, paratë e klientëve privatë në një bankë do të mbroheshin në të gjithë Evropën - si ndodh që sot në Gjermani- deri në një nivel të caktuar, nëse banka falimenton.

Por kritika për bashkimin e planifikuar bankar vjen e koncentruar. Ajo vjen në radhë të parë nga Gjermania. Që mbikqyrja kombëtare e tregut financiar gjerman të futet nën varësinë e një institucioni mbarëevropian, këtë Berlini në parim mund ta përtypë.

BQE do të ndërhyjë në bazë të kësaj që herët në të gjithë zonën e euros, do të vendosë sanksione dhe në rast nevoje mund t'ia heqë licensën një banke, në një kohë që mbikqyrësit nacionalë vetëm do të asistonin.

Por Ministri i Financave, Wolfgang Schäuble (CDU) dëshiron ta lejojë mbikqyrjen vetëm për bankat e mëdha, falimentimi i të cilave do të rrezikonte të gjithë sistemin. Bankat gjermane të kursimit dhe bankat e kooperativave për shembull ai dëshiron t'i përjashtojë dhe t'i lërë nën mbikqyrjen nacionale.

Ndërsa Komisari kompetent në BE, Michel Barnier, i përgjigjet se edhe institute financiare në dukje me pak rëndësi si Northern Rock dhe Dexia u desh të shpëtohen me shuma gjigante publike. "Kjo nuk duhet të përsëritet më", thotë Barnier-ja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)