Komisioni Evropian do të mbledhë taksa nga qytetarët evropianë
Bruksel, 1 korrik - Pavarësisht rezervave të shteteve anëtare të BE-së, Komisioni Evropian synon të mbledhë taksa nga qytetarët e Bashkimit Evropian.
Me to do të mbulohen shpenzimet e buxhetit evropian deri në 40%, bëri të ditur presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso në Bruksel.
Në këtë kontekst, ai propozoi futjen e tatimit evropian mbi transaksionet, si edhe një taksë të re të vlerës së shtuar.
Deri më tani fondet e BE-së, përbëhen në masë të madhe nga dërgesat direkte të shteteve anëtare.
Për vitet e ardhshme, Barroso kërkoi rritjen e kornizës financiare evropiane me rreth 5% në 972 miliardë euro.