19 Nëntor 2024

Komisioni Europian përgjysmon financimet për Bosnjën

Sarajevë, 11 dhjetor - Komisioni Europian (KE) përgjysmoi financimet për Bosnjë Hercegovinën, pasi vendi dështoi të amendonte kushtetutën.

Zv/drejtori i përgjithshëm për çështjet e zgjerimit në Bruksel, Joost Korte tha se kjo ishte hera e parë që Komisioni merrte një vendim të tillë.

Brukseli do të reduktojë fondet në vlerën e 62 milion dollarëve, ndërkohë që edhe marrëveshja e financimeve për periudhën 2014-2020 është në rrezik.

Korte, i cili u takua me zyrtarë të lartë të Sarajevës, paralajmëroi se nëse nuk merreshin masa, dënimet do të vijonin.

\"Mos nënvlerësoni as pasojat politike\", deklaroi zyrtari i Komisionit Europian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)