Komisioni Europian ngrit parashikimin për rritjen ekonomike në 2.3%
Bruksel, 8 shkurt - Në një raport të tij të publikuar dje, Komisioni Europian ka ngritur parashikimin për rritjen ekonomike sivjet në 2.3%, nga 2.1 % që ishte parashikimi i bërë nëntorin e vjetshëm.
Njëkohësisht është rritur parashikimi i rritjes ekonomike në vitin 2019 nga 1.9 % në 2%.
Komisioni Europian vëren se, nën ndikimin e çmimeve të energjisë, përqindja e inflacionit të Eurozonë sivjet dhe vitin e ardhshëm do të rritet përkatësisht në 1.5% dhe 1.6%.
Komisionari Europian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare Pierre Moscovici u shpreh se ekonomia e Eurozonës ka shënuar një rritje në nivelet më të larta që nga kriza financiare. Papunësia dhe deficiti qeveritar janë ulur, kurse investimet kanë pasur një rritje "domethënëse".