Komisionet parlamentare shqyrtojnë Projektligjin për Buxhetin e Kosovës
Prishtinë, 30 tetor - Komisioni për Buxhet dhe Financa si dhe Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës shqyrtojnë sot Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2017;
Kuvendi i Kosovës ka njofutar se Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrtonë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës.
Po sot edhe Komisioni për Integrime Evropiane do të bejë shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.