KOMF prezanton raportin e ndikimit të decentralizimit të shërbimeve sociale
Prishtinë, 7 shkurt - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) organizon konferencën nacionale që do të mbahet për të publikuar Raportin e Ndikimit të Procesit të Decentralizimit të Shërbimeve Sociale.
Ky raport është hartuar me qëllimin për të vlerësuar efektin e decentralizimit dhe se si ka ndikuar ky proces në cilësinë e ofrimit të shërbimeve sociale.
Ndër të tjera ai shtjellon situatën aktuale dhe jep rekomandimet për përmbylljen e procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale.